Nën dyshimet se një 30 vjeçar ka kryer veprën penale për nxitje të urrejtjes ndaj shtetit dhe identiteti maqedonas, Prokuroria Themelore Publike ka hapur lëndë. Paraprakisht ndaj të dyshuarit është ngritur edhe kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.
“Prokuroria Publike Kryesore e Shkupit ka hapur një çështje pas një kallëzimi penal të paraqitur nga Sektori për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit në Byronë e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme kundër një personi për veprën penale të përhapjes së materialit racist dhe ksenofob përmes një sistemi kompjuterik sipas nenit 394-g të Kodit Penal”, raportoi Prokuroria.
Raportohet se ai ka krijuar një faqe të rrejshme ne Facebook, ku ka shpërndarë materiale që nxitnin urrejtje ndaj Maqedonisë së Veriut dhe identitetit maqedonas. Prokuroria vlerësoi se këto materiale janë të ndikuara nga një shtetas bullgar në rrjetet sociale.





