Prokuroria hap lëndë për Rashkovskin

Prokuroria Themelore Tublike për ndjekjen e kriminalitetit te organizuar dhe korrupsionit hapi lëndë lidhur me softuerin e blerë për “përcaktimin e shpejtësisë mesatare në qarkullim dhe shqiptimin e dënimeve”. Duke i ndjekur shkrimet e mediumeve ditëve të fundit për blerjen e softuerit nga ish Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, në Dragi Rashkovski, prokuroria hapi procedurë parahetimore, pas çka prokurori i lëndës urdhëroi grumbullimin e provave dhe dokumentacionin e duhur. Në bazë të urdhrave do të veprojnë hetuesit e Qendrës së hetuesisë në Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e kriminalitetit te organizuar dhe korrupsionit. Ndryshe, Rashkovski për momentin gjendet në pushim dyjavor në Meksikë. Pas zbardhjes së aferës për blerjen e softuerit për çka janë paguar 81 mijë euro para të shtetit, ishte konfirmuar se softuerin e kishte patentuar pikërisht vetë Rashkovski.