Prokuroria filloi procedurë kundër shkupjanes 40-vjeçare që me veturë shkeli për vdekje këmbësorin

Prorkuroria Themelore Publike (PTHP) shkup sot filloi procedurë kundër një personi çër vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, njofton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Prokuroria, bëhet fjalë për shkupjanen 40-vjeçare, e dyshuar se mbrëmë me automjet për vdekje shkeli një këmbësor në Vollkovë.

“Shkupjanja e dyshuar 40-vjeçe, në natën e 3 najarit në Vollkovë ka drejtuar automobil të markës ‘mercedes’, duke mbajtur drejtim të njëjtë lëvizjeje, pa i kushtuar vëmendje të mjaftueshme këmbësorëve që ndodhen në rrugë ose që kanë nisur të ecin në korsi”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Sipas përshkrimit të veprës, ajo me pjesën e përparme të automjetit e ka goditur këmbësorin, i cili ka lëvizur përgjatë trotuarit të djathtë përgjatë rrugës, në të njëjtin drejtim përpara makinës, edhe pse si këmbësor ka qenë i detyruar të ecte në trotuar.

“Nga goditja këmbësori Goran Ivanovski ka marrë lëndime, nga të cilat e ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, thuhet në kumtesën e PTHP Shkup.

Prokurori publik kompetent për rastin ka dhënë disa urdhra për ekspertizë me qëllim të konfirmimit të të gjithë rrethanave për aksidentin në trafik.
Për të dyshuarën janë propozuar masa kujdesi, si ndalesë për braktisje të vendbanimit dhe marrje të dokumentit të udhëtimit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtuan se aksidenti ka ndodhur më 03.01.2026 rreth orës 20:55 në rrugën “100, kur 40-vjeçarja M.S. nga Shkupi, duke drejtuar automjetin “mercedes” me targa të Shkupit, e ka goditur këmbësorin G.I. (60), gjithashtu banor i fshatit Vollkovë.

Nga goditja 60-vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore, nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.