Prokuroria e Gostivarit kërkoi gjoba me para për 15 persona

Orën policore natën e kaluar nuk e kanë respektuar 15 persona për të cilët Prokuroria Themelore publike e Gostivarit paraqiti propozime për lëshimin e urdhrave për gjobë me nga 100 gjoba ditore për mosrespektimin e rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, personat e kanë shkelur orën policore, gjegjësisht nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe për regjim të veçantë lëvizjeje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që megjithëse ky vendim e ndalon lëvizjen e popullatës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë fundjavës ata lëvizën më këmbë ose me automjete nëpër qytet.