Programi i punësimit në internet, dy milionë vende pune për të diplomuarit kinezë

Një program i punësimit në internet, i nisur bashkërisht nga shumë uejbsajte të kërkimit të punës në Kinë, ka ofruar mbi dy milionë vende pune për të diplomuarit në universitete në kushtet e shpërthimit të COVID-19.

Ministria e Arsimit e Kinës thotë se programi është pjesë e përpjekjeve të saj për të nxitur punësimin e të diplomuarve në kushtet e epidemisë, presionit të rënies ekonomike dhe rritjes së numrit të të diplomuarve.

Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar 250 mijë të diplomuar dhe janë dërguar 530 mijë CV në gjashtë uebsajte, përfshirë “zhaopin.com”. (Çang Çuo)