Programeri nga Kumanova ofron shërbime falas për nxënësit që kanë problem me kompjuterat

Programeri kumanovar, Fisnik Ahmeti, i diplomuar në shkencat e informatikës, në prag të fillimit të vitit shkollor në Maqedoninë e Veriut, që kryesisht do zhvillohet on line, ofron shërbime falas për nxënësit që kanë probleme me kompjuterët e tyre. Oferta vazhdon për nxenesit që i kanë kushtet e vështira, shkruan Gazeta Lajm.
“ Nxënësit që i kanë kushtet e vështira dhe kanë probleme me lap topin apo kompjuterin personal ofroj shërbime falas për mbështetje teknike (Instalimin e Sistemit Operativ dhe aplikacioneve të nevojshme për platformën e mësimit në distancë)”, ka shkruar Ahmeti në fb.