Profesori i UT-së Adnan Ismaili realizoi vizitë në Bankën Islamike për Zhvillim në Xhidde

Pas përfundimit të punimeve në Samitin e Gjuhës Arabe në Paris, profesori i Universitetit
të Tetovës, profesor Adnan Ismaili ka udhëtuar në Arabinë Saudite, ku ka realizuar disa takime
të rëndësishme në Rijad dhe në Xhidde. Përveç takimit me personalitete të ndryshme të jetës
publike, drejtues të fondacioneve dhe institucioneve të tjera në Arabinë Saudite, ai është takuar
edhe me mikun e shqiptarëve, ish zëvendësministrin e Ekonomisë, Shejh Seid bin Seid, por
edhe me këshilltarin e oborrit mbretëror, Sh.T. Welid Et Tuvejxhriun.
Përveç tyre, profesor Ismaili e ka takuar edhe kryetarin e Bankës Islamike për Zhvillim,
me seli në Xhidde, Sh.T. Dr. Bender Haxhar. Gjatë këtij takimi, profesor Ismaili e ka falënderuar
kryetarin e kësaj Banke për  ndihmën që e ka ofruar ky institucion për ta ndihmuar zhvillimin e
rajonit tonë, ndërsa veçmas e potencoi ndihmesën e madhe që e kanë dhënë për Fakultetin e
Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, i cili ka shfaqur shpresë se kjo ndihmë do të vazhdojë
edhe në të ardhmen. 
Edhe Dr. Haxhari, nga ana e tij, u shpreh optimist se ndihma për Universitetin e Tetovës
do të vazhdojë edhe më tej në të gjitha aspektet, qoftë si ndihmë teknike, por edhe përmes
bursave për studentë etj.