Profesoresha Çeliku alaramon ambasadat: Vëzhgoni regjistrimin, po i bëhen probleme diasporës!

Kërkesë te ambasadat për vëzhgim nga ndërkombëtarët në regjistrimin e popullatës

Të nderuara Ambasada në Maqedoninë e Veriut,

Në Maqedoni pas 30 vitesh realizohet regjistrimi. Diaspora filloi regjistrimin që nga 1 marsi por me shumë probleme. Unë si qytetare shqiptare, doktore e shkencave politike, aktiviste e të drejtave të grave dhe të drejtave të shqiptarëve dhe presidente e Organizatës Joqeveritare “International Women’s Club” të regjistruar në Maqedoni shpreh shqetësim për manipulimet në regjistrim dhe jofunksionimin e sistemit të aplikimit:
1. Në sistem kërkohen të dhënat dhe numri personal që nëpërmjet të emailit duhet të vijë një kod dhe pastaj vazhdon regjistrimi, por shqetësimi im është se si mund me emaile të ndryshëm personat e njejtë të regjistrohen disa herë? Kur inkuadrohet njëherë në sistem numri personal nuk ka mundësi të inkuadrohet dy herë sepse duhet të jetë ruajtur në sistem.
2. Ne përderisa llogaritemi si shtet multietnik dhe aplikacioni është edhe në gjuhën shqipe, përsëri sistemi është jofunksional sepse ka pyetje në gjuhën shqipe ndërsa përgjigje të obliguara në gjuhën maqedone. A nuk është ky diskriminim dhe çorientim për diasporën shqiptare?
3. E treta dhe më e dhimbshmja është që mund të regjistrohen edhe personat e vdekur ku një qytetar maqedonas del hapur me një video se si e ka regjistruar edhe nënën e tij të vdekur. A bëhet regjistrimi i të gjallëve ose të vdekurve, apo manipulimi i radhës? Pse nuk i evidenton të vdekurit enti i statistikave dhe automatikisht mos të pranohet ai numër personal?
Përderisa shtetit tonë i kërkohet nga Unioni Europian një regjistrim, ai duhet të jetë efikas dhe i pranueshëm për qytetarët, jo regjistrim manipulativ.
Efikasiteti do ishte atëherë kur do vëzhgohej kjo procedurë nga profesionalistë ndërkombëtarë dhe uroj që ju do dërgoni përfaqësuesit tuaj për të vëzhguar regjistrimin!

Me shumë respekt,
Dr. Gjyla Çeliku

Honorable Embassies in Northern Macedonia,

In Macedonia, after 30 years is realized the registration. The diaspora started the online registration from March 1st but there are many problems. As an Albanian citizen, doctor of political sciences, activist of women’s rights and Albanians and president of the Non-Governmental Organization “International Women’s Club” registered in Macedonia, I express concern about the manipulations in the registration and non-functioning of the application system:
1. The system requires personal information and personal number than a code must come via email and then the registration continues, but my concern is how can the same people register several times with different emails? Once logged in, the personal number cannot be logged in twice because it must be stored in the system.
2. While we are counted as a multiethnic country and the application is also in Albanian, again the system is non-functional because there are questions in Albanian and mandatory answers in Macedonian. Is not this discrimination and disorientation for the Albanian diaspora?
3. The third and most painful is that dead people can also be registered where a Macedonian citizen comes out openly with a video of how he also registered his dead mother. Is the registration of the living or the dead one, or the next manipulation? Why doesn’t the statistical office register the dead people and automatically accept that personal number that he is dead? While our state is required by the European Union for registration, it must be effective and acceptable to citizens, not manipulative registration.
The efficiency would be when this procedure would be observed by international professionals and I wish you would send your representatives to observe the registration!

With much respect,
Dr. Gjyla Çeliku