Shkruan: Petrit Pollozhani
Kontrolli i çmimeve efekt mospërfillës afatshkurtër
Me kontrollin e çmimeve, qeveria me forcën e ligjit, mundet t’i thyen pritjet inflatore. Frenimi i inflacionit jashtë ligjeve të tregut, ka efekt afatshkurtër dhe ekonomistët që nuk mbështesin veprimet e tilla, argumentet e tilla i mbështesin në dy pika kryesore. Ato janë: E para, kontrolli i çmimeve rezulton me deficit (mungesë). Siç dihet në në tregun e lirë, luhatja e lirë e forcës së ofertës dhe kërkesës rezultojnë me ndryshimin e çmimeve relative. Me fjalë tjera çmimet e disa prodhimeve dhe shërbimeve rriten më shumë dhe disa të tjerëve rriten më pakë. Në rastet kur shteti pengon luhatjen e lirë të çmimeve, në nivelet ku kërkesa është e balancuar më ofertën, do vijë deri te kërkesa e rritur dhe në treg do çfaqet mungesë e prodhimeve dhe shërbimeve të caktuara.
E dyta, Rritja e çmimeve ka një efekt në pritshmërit inflatore te publiku. Ky i fundit mendon se kontrolli i çmimeve me forcën e ligjit frenon inflacionin për momentin, por do rezultojë inflacion i përshpejtuar pas ndalimit të masave kontrolluese. Një nga faktorët që mund të ndikon në pritjet inflatore gjat kontrollit të çmimeve për prodhime dhe shërbime janë politikat e zbatuara të sferës monetare dhe asaj fiskale. Nëse politikat makroekonomike mundësojnë rritje të përshpejtuar të kërkesës (faktor kyç i zhvillimit ekonomik), publiku mund të presë inflacion të përshpejtuar pas mbarimit të masave mbi kontrollin e çmimeve.
Të analizojmë efektin e kontrollit të çmimeve në MV. Sivjet u aplikun 2 herë masa për kontrollin e çmimeve të prodhimeve bazë. Masat e para kontrolluese zgjatën deri më 31 maj të këtij viti. Inflacioni shënon rënie të lehtë, nga 14.7 % sa ishte në mars në 11.3 % në muajion maj. Kjo tregon se fuqia blerëse e popullsisë nga marsi deri në maj u mbrojtë për vetëm 3.4%. Prodhimi në bujqësi dhe peshkatari nga 1.6 % sa ishte në 3 muajt e parë të vitit 2022 u rritën për vetëm 0.1 % ne tre muajt e parë të këtij viti, një sinjal ky se si kontrolli i çmimeve destimulon prodhimin. Nga ana tjetër, një ecuri e tillë tregon se popullsisë në MV u sigurohet vetëm mbijetesa dhe jo jetesa. Pas mbarimit të kohës së veprimit të masave kontrolluese (31 maj) për prodhimet ushqimore ashtu siç pritej filluan rritja e përshpejtuar e çmimeve. Për të frenuar inflacionin qeveria aplikoi përsëri masa kontrolluese në çmimet e prodhimeve ushqimore bazike. Masat do zgjasin nga 1 gusht deri më 30 nëndor të këtij viti. Çmimet e 50 prodhimeve do të ulen për 10 %.(vlersohet se kontrolloni i çmimeve do rezultojë me rritjen e fuqis blerëse të konsumatorëve për 2.400 den). Masa të kontrollit të çmimeve sivjet ka vënduar dhe Kroacia por jo dhe shtetet tjera. Pajtohem se masat e kontrollit mund të aplikohen në kushte të jashtëzakonshme (epidemitë, krizat e thella, luftimet etj), por efekti i tyre është afatshkurtër. Për efekte afatgjate antiinflatore nevojiten politika tjera ekonomike.
Sot burimi kryesorë i inflacionit është rritja permamante e çmimeve të karburanteve të naftës, ndoshta do ishte më efikase frenimi i këtij burimi. Masat alternative të luftës ndaj rritjes së çmimeve të prodhimeve bujqësore mbase do ishte subvencionimi më efikasë i këtyre prodhimeve për të rritë ofertën e tyre në tregë, që do të rezultonte më tkurrjen e çmimeve. Subvencionimi jo efikasë shum herë dëmton bujqit në MV. Rasti më tipik është ai prodhuesve të grurit, çmimi i të cilit ra nga 16 den për kg sa ishte para 2 viteve në vetëm 9 den. për kg këtë vitë. Rënia e tillë ishtë pasojë e importimit të kësaj kulture nga Ukraina ku bujqit tanë shënuan humbje për këtë kulturë strategjike. Sot në këtë sferë ndodhin dhe paradokse ku shumë prodhime bujqësore vinë në tregun vendas nga jashtë sepse stimulohen me subvencione efikase ndërsa prodhimet tona blihen lirë nga tregtarët tonë dhe shiten në tregjet e huaja.
Një problem tjetër që mund të rrisë çmimet e prodhimeve dhe shërbimeve në MV është dhe veprimi i monopoleve. Në raportin e Progresit të BE për MV të vitit 2022 ceket se nuk është arrit përparim në politikën e konkurencës (Klasteri – tregu i brendshëm).
Kontroli i çmimeve nga qeveria është sinjal se modelet e zbatuara për frenimin e inflacionit kanë dështuar. Me fjal tjera nevojitet zbatimi i politikave tjera efikase ekonomike. Vlersoj se politikat duhet të përqëndrohen në rritjen e investimeve në sektorët prioritar prodhues. Politikat e tilla do ndikojnë në rritjen e produktivitetit të punës (MV në vitin 2022 ka shënuar produktivite afër 4 herë më të ulër se SHBA, 4.3 herë më të ulët nga Zvicra dhe 7.5 herë më të ulët nga Luksemburgu), me të cilin do rritet prodhimi për njësi, rritja e ofertës do ndikojë në frenimin e inflacionit. Nga teoria ekonomike është e njohur se çdo rritje e sasisë monetare (rrogat, penzionet, shpenzimet qeveritare etj) mbi sasinë e prodhimeve dhe shërbimeve prodhon inflacion, prandaj produktiviteti i punës ngelet faktori vendimtarë afagjaë për frenimin e tijë.