Prof.dr.Kushtrim Ahmeti u zgjodh u.d. rektor i Universitetit të Tetovës

Prof.dr. Kushtrim Ahmeti është zgjedhur në postin e u.d. rektor i Universitetit të Tetovës. Ai është votuar njëzëri nga Senati i UT-së.

Njoftimi i UT-së

Njoftohet opinioni publik, se më 24 nëntor 2022 u mbajt mbledhja e Senatit të
Universitetit të Tetovës.

Në këtë mbledhje, në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit,
aktet ligjore, nënligjore dhe aktet e tjera të brendshme të Universitetit, Prof. Dr. Vullnet
Ameti u zgjodh Kryetar i Senatit të Universitetit të Tetovës.
Po ashtu, në mbledhjen e lartpërmendur u procedua edhe zgjedhja e Prof. Dr.
Kushtrim Ahmetit si ushtrues i detyrës Rektor i Universitetit të Tetovës.

Në mbledhjen e Senatit, po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të
bëjnë me ecurinë e përgjithshme të veprimtarisë arsimore – shkencore të Universitetit gjatë
këtij viti akademik.