“Kush se ka të qartë deri sot se Dritan Abazoviqi për shkak të lidhjeve familjare, ekonomike, politike por edhe per shkak të lidhjeve ideologjike, paraqet vetëm një ekspozitur të partisë së Vuciqit (SNS). Ai ose nuk sheh ose po bëhet me zor i marrë, apo ndoshta edhe është ë tillë, se të tillë janë bërë shumë, se është bërë pjesë e projektit “Bota Serbe” (Srpski Svet). Dmth, qeveria e Abazoviqit po bënë gjithcka për ta larguar Malin e Zi nga Bashkimi Evropian (BE) dhe që ta anestezojë (mpijë) në NATO… Mos harroni se nga të gjitha gjërat që bëri, që kur u ul në karrigen e kryeministrit, ai së pari shkoi në Beograd tek kreu I Kishës Ortodokse Serbe. Mua personalisht nuk më intereson nëse ai ka shkuar për ta vizituar Klinikën e vëllait të tij, por mënyra se si iu përkul krerëve të Kishës Ortodokse në Beograd. Ky akt për mua është shumë më perfid sesa ai ish-kryeministrit të Malit të Zi Krivokapiq (me origjinë serbe). Kurse me marrëveshjen fundamentale , mos e largoni këtë nga mendja, Kisha Ortodokse serbe do të konfiskojë të gjithë pasurinë e tundshme dhe të patundshme që është trashigimi e Malit të Zi. Me këtë marrëveshje do të ndodh vjedhje e identitetit të Shën Jovanit, Vladimir Dukljanskit dhe gjithe Dukës. Mu për këtë duhet të mendojnë mirë intelektualërt malazezë dhe mendjet e ndritura. Të mos ndodh nesër, aty ku ka Kishë serbe, aty do të jenë sërbët e mëdhenj të shenjtë”, citohet të ketë thënë në një intervistë për gazetën “Pobjeda” të Podgoricës, profesori i Filozofisë dhe gazetari boshnjak Dragan Bursaç.
* Dragan Bursaç, profesor Filozofie dhe gazetar
Rajon-Botë Prof. Bursaç: Abazoviqi është aty ku është, që Mali Zit të mos...




