Në Maqedoninë e Veriut produktet bujqësore kanë shënuar rënie të çmimeve në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, pavarësisht se shpenzimet kanë shënuar rritje, transmeton Portalb.mk.
Në këtë periudhë, çmime më të ulëta kemi regjistruar te perimet (16.3 %) dhe frutat e rrushi (4.1 %), ndërsa rritje ka pasur te bimët industriale (12.9 %), patatet (8.7 %) dhe blegtoria për therje (8.2%).
Çmimet e produkteve bujqësore në përgjithësi shënuar rritje për 1.3 përqind te fondet e shpenzuara, ndërsa 5.1 përqind te fondet e dedikuara për investime. Në këtë periudhë, çmimi final i shitjes shënoi ulje për 3.9 përqind.
“Në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, çmimet e prodhimit bimor kanë rënë për 6.0 % dhe çmimet e prodhimit blegtoral janë rritur për 3.1 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në nëntor, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, shërbimet veterinare shënuan rritje për 269 %, ndërsa mirëmbajtja e pajisjeve dhe ndërtesave 8.1 %.





