“Producent dhe regjisor – Edi Rama dhe Tirana production”, skenari i rikonstruimit të Qeverisë sipas opozitës

Sipas opozitës maqedonase, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndër faktorët kyç që ndikoi në rikonstruimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në të, që rezultoi me largimin e Alternativës, transmeton TV21.

“Kjo më ngjan në një film të metrazhit të shkurtër që do të zgjasë disa muaj. Roli kryesor – Ali Ahmeti. Me role edhe Arben Taravari dhe Dimitar Kovaçevski. Producent dhe regjisor – Edi Rama dhe Tirana Production”, tha Silvana Angellevska.