
Gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve vazhdon sot.
Sipas njoftimit, seanca do të nisë nga ora 09:00 e deri në ora 16:30, transmeton Klankosova.tv
Derisa, për tre ditë në këtë proces ka dëshmuar ish-ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Hill ishte i ftuari i radhës nga mbrojtja e ish-presidentit Thaçi.
Po dje, në Hagë dëshmoi edhe Michael Durkee ish-këshilltari i gjeneralit amerikan Wesley Clark.
Vet Clark, do të dëshmojë të hënën në Dhomat e Specializuara.



