Problemi me qentë endacak dhe sulmet ndaj kalimtarëve vazhdon të mbetet i pazgjidhur në Shkup. Vetëm këtë muaj janë denoncuar disa raste kur kalimtarë të rastit kanë përfunduar në spital pas kafshimit nga ana e qenve endacak.
Gjatë vitit të kaluar, qindra qytetarë të Shkupit kanë kërkuar kompensim për dëmet e shkaktuara nga qentë endacakë, duke e kthyer këtë problem në një sfidë serioze për institucionet lokale.
Për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë, Orce Gjorgjievski, kryetari i Qytetit të Shkupit, paralajmëroi se gjatë periudhës së ardhshme do të rriten kapacitetet në Ndërmarrjes Publike “Lajka” dhe se do të ketë kushte më të mira për të gjitha kafshët në qytet.“Bëjmë përpjekje të ndjeshme në zgjidhjen e problemit me qentë e rrugës. Siguruam mjete ndërsa në periudhën e ardhshme do të zgjerojmë kapacitetet e NP “Lajka”, me qellim që të ofrojmë tretman human dhe kushte më të mira për të gjitha kafshët në qytet”, tha Orce Gjoergjiesvski – Kryetar i Qytetit të Shkupit.





