Disa persona që vuajnë dënimin në Burgun e Kumanovës i’u drejtuan ditë më parë televizionit Klan Macedonia, për tu ankuar për mungesën e ujit brenda burgut me ditë të tëra. Këtë problem e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i Zyrës së Avokatit të Popullit në Kumanovë. Pasi ankesa e të burgosurve u bë publike, drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve Jovica Stojanoviç vizitoi burgun për të parë nga afër situatën. Ai urdhëroi të dërgohet një cisternë shtesë me ujë për të zbutur problemin, por as kjo nuk eshte zgjidhje e perhershme e problemit./Klan Macedonia
Lajme Problemi me mungesën e ujit në Burgun e Kumanovës (VIDEO)