Moti kryesisht me diell dhe i ftohtë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ftohtë. Paradite përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore, era përkohësisht do të përforcohet, ndërsa pasdite shpejtësia e saj do të zvogëlohet.

Temperatura e mëngjesit do të ulet prej minus 12 deri minus 1 gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus 3 deri 8 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me temperaturë të mëngjesit deri minus 7 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 4 gradë Celsius.