Problemi më i vogël është 20 %-shi. Ne e përkthejmë atë që e shkruajmë maqedonisht

Shkruan Hasan Jashari

A kanë jurist Universitetet tona në Shkup e Tetovë, apo jo? A mundet p.sh. shkolla Liria t’i drejtohet një
ministrie në gjuhën shqipe?

Tani, jemi dëshmitarë se po diskutohet për heqjen e 20 %-shit ,sikur, thuaj se aty na qenka problemi.
Duhet të pajtohemi me ate se 20% është një perde tymi dhe një problem që realisht është, por nuk
qëndron esenca për mospërdorimin e gjuhës shqipe në jetën tone publike aty . Ne mund ta heqim 20%
-shin por përsësëri nuk kemi bë asgjë.

PSE ??????

Problemi qëndron këtu në nenin 7 1 te Kushtetutës të RMV që thotë se:
“Në Republikën e Maqedonisë gjuha zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.
Në njësitë e vetëqeverisjes lokale ku jetojnë shumica e nacionaliteteve, përveç gjuhës maqedonase dhe
shkrimit cirilik, në përdorim zyrtar përdoret edhe gjuha dhe shkrimi i nacionalitetit në mënyrën e
përcaktuar me ligj”.

Pra, Kushtetuta e lejon përdorimin e gjuhës shqipe vetën në njësitë e vetëqevrisjes lokale edhe
ate si shkrim i dyfisht njëhere maqedonisht e pastaj në gjuhën shqipe. Pra, përdorim në Komunë dhe
ndërmarjet komunale dhe aty duke shkruar 2 herë. Pra, 20 % -shi vetëm do të zëvendësohej me
‘gjuhën shqipe’ dhe situata do të mbetet përsëri e njejtë.

Pyetja është se a ka një koncept se si do ta bëjmë gjuhën shqipe zyrtare me këte Kushtetutë që kemi ?
Do të pajtoheni se një projekt i tillë as ekziston e që dikush e ka një ide se si duhet
operacionalizuar.Këtë përshtypje e ka edhe opinioni publik duke u bazuar në praktikën e deritashme
shoqërore. Ne po vërejmë ,gjithë e më tepër, se sa kjo fushë, nga pikëpamja e marketingut politik, është
terren pjellor për mbledhjen e pikëve politike edhe për partitë politike maqedonase edhe për ato
shqiptare. Por, për mua, miqtë e mi, Kushtetuta askund, me asnje pjesë të sajë, nuk e përcakton
shqipen si gjuhë zyrtare në Republikën Maqedonisë, por vetëm si një përkthim nga maqedonishtja.

Spiralet e ironive dhe labirinteve normative

Pyes veten se pse te partnerët e koalicionit qeveritar ka mosmarrëveshje rreth përdorimit zyrtar të
gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në vend? Ata janë nënshkrues dhe më mirë duhet ta dijnë mënyrën
se si janë marrë vesht në Ohër për përdorimin e gjuhëve.Pse ata tani kanë ngatëresa në rritje lidhur me
këte gjë ? Kjo është dëshmi shtesë që vetëm konfirmon paqartësitë e Marëveshjes të Ohrit si
dokument. Rasti I Librit të Bardhë të Ministrisë të e Mbrojtjes dhe grindjet shumëvjeçare në Kuvend se
mund të këtu flasin shqip, por nuk mund atje dhe diku tjetër … vetëm e ripërsëritë përrallën.Ne fakt kjo
është vetëm një spirale ironishë dhe labirintesh .Pra, në njërën anë lejohet përdorimin zyrtar I gjuhës,
por është e pakuptiëtë, se nuka ka ,të paktën ose të japë një hapësirë apo zgjidhje kushtetuese për
operacionalizimin e atij përdorimi në praktikë. Dhe sikur të sjellim edhe ligje të tjera baza Kushtetuese
është e dobët .

Unë dua të them se unë nuk jam një jurist me profesion, por unë dua që disa prej juristëve,për të më
bindur mua se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe ku përdoret . Cili do
kument I shkruar vetëm shqip ka vlerë zyrtare?
Perkthimi nuk është përdorim zyrtarë i gjuhës . Sot njerëzit nuk kanë kohë të përkthejnë kur I mbushin
formularët
Mendimi im I prerë është se gjuha shqipe në vend nuk është ende gjuhë zyrtare dhe ajo si e tillë nuk
përdoret askund. Unë nuk mund ta përdorë ate as në postë,në bankë, e as vendimet nga ndonjë
isntitucion publik më vijnë në gjuhën shqipe,asnjë dhe asnjëherë deri më tani . Duhet të mbush
formularin njëherë në Maqedonishte e pastaj në gjuhën shqipe.
Nga analiza operacionale e Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë, Neni 7 mund të nxirren
konkluzionet e mëposhtme:
 Në marrëdhenjet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik (1). Mirë.
Shkojmë më tutje.

(2) Cilado gjuhë tjetër e folur nga së paku 20% e popullatës është gjithashtu gjuhë zyrtare dhe alfabeti i
saj, si më poshtë e specifikuar.E Ky formulim është problematik duke pasur parasysh faktin se vetëm
specifikon një gjuhë fiktive (askund nuk përmendet se ajo është gjuha shqipe, por fakt është ajo është
gjuha e së paku 20%) si gjuhë zyrtare.Por,aluzioni është aty se nuk ka vend askund për aplikimin e
sajë.Këtu vijnë në shpreheje mjeshtëritë e pjesëmarrësve maqedon në bisedimet Ohrit- Fërçkovski dhe
Popovski, të cilët , këtu, publikisht i “përgëzoj” për aftësitë e tyre që të bëjën këte formulim – mundësi
që një gjuhë tjetër të shkruhet si zyrtare por mos të ketë hapësirë përdorimi në praktikë, askund. (
kërkoj nga juristët shqiptarë të më tregojnë se ku mund dhe si mund të përdoret gjuha shqipe?!).Ku
është ky specifikim?

Përsëri e njëjta gjë me dokumentet personale ku ( 3) qytetarët që nuk janë maqedonas mund t’u
lëshohen dokumentet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase, në përputhje me ligjin.
Dhe këtu nuk flitet për gjuhën shqipe, por për të gjitha komunitetet.- d.mth. rome dhe vlehe . Në
esencë këtu ligji nuk përcakton përdorim zyrtar, por dokumente të përkthyera – do të thotë se
dokumentet të lëshuara maqedonisht kanë të drejtë të përkthehen në një gjuhë tjetër . Kjo ka të bëjë
me të gjitha dokumentet personale. Ajo do të thotë shkurtimisht :qytetarët që duan për të përdorur
gjuhën shqipe duhet të bëjën dy herë punë: një herë të shkruajn maqednoisht dhe pastaj ajo të jetë e
përkthyer në gjuhën shqipe.Kjo tani bëhet në institucionet arsimore ( evidence,librat e

amzës,deftesat,diplomat,vërtetimet…) dhe kudo ku jepen dokumentet personale. Pra, për kete të drejtë
njerëzit duhet të punojnë dy here, më shumë se shokët e tyre maqedonas pa pagesë dhe aplikim
delikate, duke përdorur dy alfabete të ndryshme- latin dhe shkronja cirilike. Por, kjo është një kërkesë
në qoftë se ju doni diçka që të keni në gjuhën tuaj e, shteti, siguron vetëm për pakicat formularë
dygjuhësorë dhe ju duhet të mbushni ato.Ideja është që të njerëzit të maltretohen po të duan të
përdorin gjuhën e tyre.Shumica duke e dijtur se ka shumë punë,nuk kanë durim dhe e mbushin
formularin vetëm në gjuhën maqedonase.Kjo I sfidon qyetarët duke I diskriminuar dhe duke I vënë para
një disavantazhi dhe diskriminimit formal. Amin Malouf beson se shkatërrimi më i madh që mund të
bëhet e identitetit të një komuniteti është cënimi të drejtave gjuhësore apo kordonit të identitetit të
tjetrit- është nëncmimi I gjuhës .

Dispozitat e mëposhtme e Kushtetutës: (4) Çdo person që jeton në njësinë e qeverisjes vendore, në të
cilën së paku 20% e popullsisë flet një gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja mund të përdorë cilëndo
gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyrën rajonale të qeverisë përgjegjëse për atë komunë; zyra e tillë
do të përgjigjet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në maqedonisht. Dmth Shqipja edhe në yzrat arjonale
si përkthim. Mrekulli. Ja këtu, publikisht kërkojnë një ekspert maqednosa për të sqaruar këte hirarki
gjuhësore dhe këte rropatje .Kjo u referohet vetëm për qytetarët dhe ata do marrin dy përgjigje (
Vendime,letra,urdhëresa,udhëzime… ) do të thotë përveç në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën
shqipe.Por këte të drejtë nuk ka institucioni; UEJLI ,Universiteti I Tetovës, shkollat, komunat,
ndërmarjet p.sh nga Tetova.Pra, ne jemi vetëm përkthyes të gjuhës sonë.Pra, asesi nuk mund të marrim
një vendim ne gjuhën tonë gjë që ka qenë e mundur me Kushetutën e RSF të Jugoslavisë të viti 1974.
Më lejoni të shpjegoj dilemën se a ka në ato institucione staf dhe nëse është një institucion i tillë që ka
procesuar ndonjë komunikimi të këtij lloji? Unë jam i sigurt se kjo është vetëm një mjegullnajë. (4) Në
paragrafin e ardhshëm: në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare tjetër nga
maqedonishtja mund të përdoret në pajtim me ligjin. Cili ligj? Ku është ta shohim? (5) Kjo vlen edhe për
qeveritë lokale, ku ka vetëm një përkthim dhe kjo vlen vetëm për një komunitet dhe jo për të gjithë,jo ne
te gjithe teritorin e shtetit.

Vetëm ndryshimi I kushtetutës mundëson përdorim zyrtar

Cilat duhet të jenë zgjidhje? Zvicra, Tiroli Jugor, Belgjika dhe Kosova janë një shembull i mirë i barazisë së
gjuhëve dhe zgjidhjet e thjeshta që p.sh. Gjuha Flamane dhe frëngjishtja janë gjuhë zyrtare. Apo ajo
Zvicerane që mundëson përdorim të 4 gjuhëve zyrtare në tërë teritorinnë cdo vend he për secilin.
Le të shpresojmë se brezat e rinj do të kapërcejë keqkuptimet e kaluara dhe mosgjeturinë apo
njëgjuhësinë e Qeverisë që politika gjuhësore në të ardhmen të jetë e drejtë.
Mendimi im është që te realizohet përdorimi zyrtar I gjuhës shqipe patjetër të ndërohet Kushtetuta.Cdo
gjë tjetër do të ishte vetëm lojë që nja 100 vetë ( deputetë e zyrtarë të BDI që kanë nevojë sepse
shumica nuk e dijnë mirë maqedonishten) në parlamernt apo qeveri të flasin në gjuhën shqipe dhe
populli, të mundohet,ku mund e ku nuk mund te perdor gjuhen përkrah maqedonishtes.

A mund të mashtrohemi me disa shenja komunikacioni ( që janë në gjuhën maqedone dhe në shqipe
vetëm brenda qytetit kurse në rrugët rajonale janë në maqedonisht dhe sërbisht (vëreni bri rrugëve
jepen si Zelino,Gresnica,Cafasan…) dhe me disa dokumente personale të cilat janë edhe në tre gjuhë.(
Maqednisht shqip dhe anglisht).Do të na përqeshin nesër brezat e rinj se sa naivë jemi.
Autori është profesor në Universitetin e Evropës Juglindore