Problemi me Bullgarinë, Ahmeti: solidarizohemi me maqedonasit (VIDEO)

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se kryeminsitri Zoran Zaev ka vënë në rrezik karrierën e tij politike për të zhbllokuar rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ahmeti shpreson edhe në konstruktivitetin e palës bullgare, por nuk përjashton edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtarë. Ai tha se solidarizohet me maqedonasit dhe se shqiptaret asnjehere nuk i kane kontesuar asgje bashkëqytetarëve te tyre.

“Unë vlerësoj në këtë situatë se zoti Zoran Zaev ka vullnet të mirë për të zgjedh një problem të rëndësishëm që ka të bëj me ardhmërinë me vendin tonë, për çeljen negociatave për në BE. Vlerësoj se është një rrezik, një sakrificë e Zoran Zaev, për të rrezikuar karrierën politike që mirë të bëhet për vendin, për shtetin dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ne solidarizohemi me bashkëqytetarët tanë maqedonas, ne asnjëherë nuk kemi kontestuar asgjë, qoftë nga historia apo nga gjuha”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

“Historia ka dëshmuar për përpjekje të përbashkëta, dhe në këtë situatë ne duam një zgjidhje sa më të shpejtë. Të mos ndikohet nga emocionet por të jeë racional, sa më i arsyeshëm që të zgjidhe këtë çështje. Shpresoj tek pala bullgare që kanë qenë pro integrimit tonë, besoj se edhe pala bullgare do të tregoj gatishmëri që të kapërcehen këto dallime dhe të hapet rruga për anëtarësim në BE. Unë besoj në vlerat europiane të Bullgarisë dhe besoj se këto dallime do të zgjidhen dhe atë jo shumë larg, por në ditët në vijim. Shpresojmë edhe tek miqtë tanë evropian që do të inkurajojnë palët për një zgjidhje të pranueshme”, tha Ahmeti.