Problemet me kafshët e egra, kryesisht arinjtë, janë problem i madh me të cilin përballen banorët e Mavrovë Rostushës

Mavrovë Rostushë, 8 janar – Problemet me kafshët e egra, kryesisht arinjtë, janë problem i madh me të cilin përballen banorët e Mavrovw Rostushws. Oner Jakuposki, kandidat për kryetar të Komunës nga VMRO-DPMNE thotë se bëhet fjalë për problem kompleks.

„Unë kam përvojë. Kam qenë 10 vite drejtor i Parkut Kombëtar “Mavrova”, kam qenë nga ana tjetër, por tani jam përfaqësues i drejtpërdrejtë i popullsisë lokale dhe nuk i shmangem këtij detyrimi. Jam i gatshëm të propozoj zgjidhje ligjore, pra informacion gjithëpërfshirës, që organet më të larta të shtetit të veprojnë mbi këtë. Gjendja me kafshët e egra është alarmante, veçanërisht me arinjtë e egër, sepse mbipopullimi po e bën të vetën dhe si komunë mund t’i siguroj qytetarët se do të bëjmë përpjekje maksimale me propozim konkret se si ta tejkalojmë këtë problem,“ tha Oner Jakuposki – kandidat për kryetar të Komunës Mavrovë Rostushë nga VMRO-DPMNE.

Kandidati i LSDM-së për Komunën e Mavrovë Rostushësh Anes Ahmeti thotë se fillimisht duhet të pastrohen deponitë ilegale pasi kafshët vijnë pas tyre

„Por detyrimi ynë është që, meqë pjesa më e madhe e këtyre kafshëve të egra zbresin në deponitë ilegale që i kemi, së pari t’i pastrojmë këto deponi dhe t’i rrethojmë me material të fortë, në mënyrë që kafshët e egra të mos kenë mundësi të afrohen tek ato dhe në këtë mënyrë do t’i largonim. Të gjitha ato vende që janë të pasigurta do t’i ndriçonim dhe do t’i rrethonim mirë, që të mos ketë mundësi për sulm nga ndonjë kafshë e egër,“ deklaroi Anes Ahmeti – kandidat për kryetar të Komunës Mavrovë Rostushë nga LSDM.

Në vitet e kaluara, arinjtë zbrisnin deri në vendbanime, gjë që shkaktonte frikë dhe panik te popullsia lokale.