Problemet e qeverisë së Albinit, mësim për shqiptarët e Maqedonisë: Goditni fuqishëm strukturat e korruptuara!

Vjollca Hoti

Albini, Vjosa dhe Vetëvendosja janë fituesit më të mëdhenj në këtë situatë. Pas kësaj rënie të qeverisë, ata do të ngriten më të fortë. 51 për qindëshin e kanë të garantuar që tani tek votuesit kosovar. Aq sa deshën ti dëmtojnë Isa me kompaninë, dhjetëfish më tepër i forcuan.
Mirëpo një gjë duhet ta kuptojmë. Problemi qëndron diku tjetër. Problemet që i dolën qeverisjes së Albinit dhe Vjosës (unë ashtu tashmë do ta kisha definuar: Qeverisje e Albinit dhe Vjosës) e dëmtojnë Kosovën. Këto probleme i humbin Kosovës kohë shtesë në luftën kundër strukturave të korruptuara. Kurse ;do sekondë e humbur në luftën kundër korrupsionit, mund të ketë pasoja afatgjate.
Të vetëdijshme se në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që do të mbahen, strukturat e korruptuara do të pësojnë debakël, ato këtë situatë “status quo” do ta shfrytëzojnë për t’i humbur gjurmët hajnive dhe korrupsionit që kanë bërë. Ky është dëmi i vërtetë që pëson Kosova nga mocioni i mbrëmshëm, e nuk pëson Albini ose Vetëvdendosja.
Nisur nga këtu, unë do të kisha bë apel tek motrat dhe vëllezërit në Maqedoni të nxjerrin mësim nga kjo situatë. Edhe ju do të eni zgjedhje së shpejti, besoj pasi të kalojë kjo katrahurë me virusin. Duhet të jetë ky mësim që strukturat e korruptuara që i keni atje, t’i goditni fort në zgjedhje dhe pa rezervë. Fitorja e partive të reja duhet të jetë e madhe dhe e bindshme, që të mund të pastrojnë korrupsionin e strukturave të deritanishme. Masovikisht duhet t’i ndëshkoni këto struktura. Mos të ju mashtrojnë- ndonjëherë dinë të fshehen pas uniformave të U:K-së, ndonjëherë mas fytyrave të reja, ndonjëherë mas djemve të mirë e vajzave të mira, por dijeni se kanë vetëm një qëllim, si të ruajnë pasurinë e vjedhur dhe si të vazhdojnë të vjedhin edhe më tepër.
Nëse nuk mposhten bindshëm, ato do të lidhen me struktura tjera të korruptuara dhe do të mbijetojnë, duke shkaktuar probleme, si; i shkaktuan strukturat tona qeverisë së Albin Kurtit. Vetëm nëse i dobësoni deri në fund, ato do të dorëzohen dhe do të mund t’i sillni para drejtësisë.
Të nderuar vëllezër dhe motra shqiptarë nga Maqedonia. Nuk është sekret. E dimë të gjithë se strukturat e korruptuara në Kosovë janë ngushtë të lidhura me strukturat e korruptuara në Maqedoni. Nëse ne në Kosovë i ndëshkojmë këtu strukturat e korruptuara, ato do të dobësohen edhe në Maqedoni. nëse ju i ndëshkoni strukturat e korruptuara, ato do të dobësohen edhe në Kosovë.
Me votën tonë për Vetëvendosjen, ne i përkrahim partitë e reja politike në Maqedoni, por duhet ta dini se edhe me votën tuaj kundër strukturave të korruptuara në Maqedoni, ju e përkrahni Albinin e Vjosën në Kosovë. Strukturat e korruptuara janë bashkuar, duhet të bashkohemi edhe ne si shqiptarë dhe bashkë t’i godasim këto struktura.