Problematizohet varrimi i Amdi Bajramit

Ish deputeti Amdi Bajram do të varroset gjatë ditës së sotme. Familjarët kanë njoftuar se ritet fetare do të kryhen te xhamia e Alipashës në lagjen Shutkë në ora 14, kurse varrimi do të bëhet në ora 15 te Varrezat e figurave të njohura në Butel. Mirëpo nga SHA Butel kanë reaguar duke thënë se Amdi Bajram nuk do të varroset në këtë pjesë të varrezave, por në pjesën tjetër, gjë që ka revoltuar familjarët e tij, transmeton Gazeta Lajm. Ndryshe, djali i Amdi Bajramit ka thënë se babai i tij dy ditë para se të ndërrojë jetë është testuar nga koronavirusi dhe ka dalë negativ. Mirëpo në testimin e kryer pas vdekjes, sipas autoriteteve shëndetësore ai ka rezultuar pozitiv. Amdi Bajram ka ndërruar jetë në spitalin Zhan Mitrev, pasi familjarët e kanë gjetur pa vetëdije dhe e kanë dërguar atje me ndihmën e shpejtë.