Privohet nga liria 62-vjeçari, drejtoi veturën në gjendje të dehur

Të premten në orën 03:30 në rrugën Tetovë-Gostivar, te pika e pagesës në Gostivar, pjesëtarë të Policisë nga Stacioni Policor në Gostivar kanë privuar nga liria personin A.R.(62) nga Tetova.

Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Opel” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka 1,90 promilë alkool në gjak, pas së cilës është përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe është mbajtur në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.