Privohet nga liria 35 vjeçari nga Tetova, iu gjet drogë dhe sulmoi nëpunës policorë

Privohet nga liria një person në Tetovë tek i cili gjatë bastisjes së nëpunësve policor është gjetur drogë dhe i ka sulmuar policët.

“Dje në orën 12:10, nëpunës policorë nga SPB Tetovë dhe NJP Tearcë kanë kontrolluar shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të B.S. (35) nga fshati Sllatinë, rajoni i Tetovës, i cili një ditë më parë rreth orës 23:50 u privua nga liria në rrugën lokale midis fshatrave Xhepçishtë dhe Varvara për shkak të një sulmi ndaj nëpunësve policorë që po kryenin detyra zyrtare.  Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan dy peshore dixhitale dhe pesë qese me substancë pluhur të bardhë”, njoftojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet parashtresa përkatëse.