Pritjet nga Brukseli: Dinari si temë e re, humbje për Kosovën

Për ndalimin e monedhës së Serbisë në Kosovë do të flitet të martën në Bruksel.

Për këtë, më 27 shkurt në kryeqendrën evropiane zbarkon kryesuesi i ekipit të Serbisë në dialog Petar Petkoviq, dhe një delegacion nga Banka Qendrore e Kosovës, por nuk u konfirmua që shkon edhe dikush nga Qeveria e Kosovës.

Monitoruesit e procesit, po e shohin të pafavorshëm për Prishtinën zyrtare, bërjen temë diskutimi të bisedimeve, një pikë të brendshme. Kjo pasi sipas Arbresha Loxha-Stublla nga GLPS, kjo e dëmton pozitën e Kosovës tek BE-ja dhe favorizon Serbinë për ndikim.

Shto këtu faktin që sipas GLPS-së, Beogradi vazhdimisht po e pengon procesin e dialogut.

Kthimin në tavolinën e diskutimit veçse jo për dinarin por për më shumë përmbajte, po kërkon edhe LDK-ja opozitare.

Sipas Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, të dyja palët do duhej të ktheheshin në dialog por duke mos u marrë me tema të tjera, pasi siç vlerëson ajo dialogu ka lidhur shumë procese integruese si anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe atë në Bashkimin Evropian.

Sipas tyre, që nga fillimi do të duhej bashkërendimi me aleatë që të ketë progres në proceset integruese për Kosovën.