Pritjes po i vjen fundi, Dafina dhe Albani zbulojnë datën e lansimit të “CopaCopa”

Ka kohë prej kur Dafina Zeqiri ka zbuluar se po vjen në bashkëpunim me Alban Skenderaj.

E pritjes i erdhi fundi, sepse u zbulua edhe data e lansimit, shkruan lajmi.net.

Përmes një fotografie në rrjete sociale, shkëputur nga videoklipi i tyre, ata njoftuan se kënga “Copa Copa” vjen të shtunën.

Bashkëpunimi i tyre lansohet në ora 16:00.

Duke pasur parasysh sukseset e dyshes, ky projekt pritet të jetë njëri ndër projektet më të suksesshme./Lajmi.net/