Pritje të gjata për të dalë nga Kosova, dy kilometra kolona në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kuftiar, ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë, po sillen deri në katër orë.

Kolona në këtë pikë kufitare ka arritur në dy kilometra.

Ndërkaq për të hyrë në Kosovë, qytetarët duhet të presin deri në 20 minuta, njofton Klankosova.tv

Ndërkaq në zonat e tjera kufitare si Muçibabë dhe Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë janë më të pakta, ato sillen rreth 30 minuta, ndërkaq kolonat arrijnë në 200 metra.