Pritje madhështore për “Sheikun” Ronaldo në stadiumin Al Nassr (Video)

E jashtëzakonshme atmosfera e krijuar në stadiumin e Al Nassr, “Mrsool Park”, në momentin kur Cristiano Ronaldo shkeli në fushën e gjelbër.

Fishekzjarrë, flakadanë, tymuese, brohoritje me shumë decibelë.

“Është kënaqësi të jem këtu. Që kur mbërrita në këtë vend u ndjeva i mirëpritur. Unë do të jap gjithçka për ju. E di që Liga është shumë konkurruese”.

Të gjithë do të donin të preknin Cristianon apo të bënin selfie me të. Fatin e para e pati moderatorja e eventit.