Pritja për “Lejlan” e Butrint Imerit i erdhi fundi, kjo është data e publikimit

Butrint Imeri është njëri nga këngëtarët më të dashur.

Ka kaluar shumë kohë prej kur ka paralajmëruar këngë të re, shkruan lajmi.net.

Madje ai kishte ndarë një sekuencë të shkurtër në ‘TikTok’, e cila u bë virale.

Por, pritjes i erdhi fundi.

“Lejla”, publikohet këtë të enjte në mesnatë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari./Lajmi.net/