Pritja për “Katilen” merr fund këtë të enjte, Megi Pojani befasia e klipit të Don Xhonit

Don Xhoni është padyshim reperi që ka prekur të gjitha sukseset e mundshme.

Së fundi ai ka paralajmëruar projektin e ri i cili po pritet me padurim nga të gjithë fansat e tij, shkruan lajmi.net.

Reperi ka zbuluar se tashmë pritjes i vjen fundi këtë të enjte (7 korrik).

Kënga titullohet “Katile”, dhe ky projekt ka një befasi.

Vajza që do të jetë në krahët e reperit si protagoniste në klip është aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Megi Pojani.

Kjo është bërë e ditur përmes imazheve që ka publikuar dyshja./Lajmi.net/