Pritja 36 sekondëshe si 100 vjet, “Putin dukej se donte ta mbyste Erdoganin”

Një video është publikuar në Twitter, ku shfaqen momentet e sikletshme për Putinin derisa pret pak sekonda Erdoganin për takim.

Ai demonstron disa veprime të pazakonta përmes mimikës dhe gjestikulacioneve..

Ndryshe, zhbllokimi i eksporteve të grurit ishte çështja kryesore në agjendë në këtë takim, ndërsa diskutime patën edhe për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha.

Gjatë takimit, Putin e ka falënderuar Erdoganin për përpjekjet e tij “për të ndërmjetësuar, duke ofruar një platformë turke për bisedime mbi problemet që lidhen me ushqimin, problemet e eksportit të drithërave përmes Detit të Zi”.