Në bazë të marrëveshjes me kompaninë farmaceutike Pfizer pritet të vijnë sot në Shqipëri 7000 doza të tjera të vaksinës kundër Covid.
Lajmin e njoftoi dy ditë më parë kreu i Urgjencës Kombëtare të Shqipërisë Skënder Brataj, sipas të cilit brenda këtij muaji pritet të vije sasia e 40 mijë vaksinave që ishte premtuar që në fillim.
Sipas Bratajt Shqipëria ka një kontratë për 500 mijë vaksina të Pfizer dhe 1 milionë e 140 mijë me COVAX. Pra janë 800 mijë persona te paktën, me të dyja dozat, që janë të garantuara që do vaksinohen.