“Pritet që vaksina të dalë në vitin 2021, por raste me COVID-19 do të kemi deri në vitin 2025”

Ministri i Shëndetësisë në Maqedonisnë e Veriut, Venko Filipçe, duke folur për TV21 tregoi se raste të reja të të infektuarve, sipas parashikimeve, prite të ketë deri në vitin 2025, ndërkaq ka pritshmëri që vaksina të dalë në vitin 2021, por sipas tij, kjo nuk do të thotë se me gjetjen e vaksinët do të krijohet imuniteti por do të duhet të vaksionohet një numër i madh njerëzish.

“Pritshmëritë janë se vaksina do të vijë në vitin 2021, por nuk mund të jemi të sigurt, kjo u paralajmërua nga disa kompani që punojnë në gjetjen e vaksinës, megjithatë parashikimet e fundit janë se në të gjithë botën do të ketë raste të të infektuarve deri në vitin 2021 dhe deri në vitin 2024-2025” deklaroi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në emisionin ClickPlus në TV21.