Pritet mot i paqëndrueshëm në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut

DPHM njofton se deri në fund të ditës moti vende-vende, kryesisht në pjesët lindore do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për stuhi afatshkurtër me paraqitje të breshërit, ndërsa gjatë natës do të jetë me vranësira të lehta deri në mesatare.

Nesër në mëngjes, sipas DPHM-së, do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Pasdite do të jetë mot i paqëndrueshme me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, ndërsa vende-vende do të ketë kushte për paraqitje të stuhive me breshër dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare verilindore. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Siç njofton DPHM, periudha e motit shumë të nxehtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me temperatura ditore që gjithkund do të jenë mbi 30 gradë. Për shkak të lagështisë së shtuar në atmosferë do të ndihet se temperatura e ajrit do të jetë më e lartë për 1 deri në 2 gradë Celsius. Nga ndikimi i aktivitetit ciklon nga lindja, kryesisht pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të vranësirave së paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë, ndërsa lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtër me shfaqje të breshërit dhe erës së fortë.