Priten reshje të rrëmbyeshme shiu në Maqedoni, thonë nga DPHM

Moti pasdite dhe gjatë mbrëmjes do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në më shumë vende do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë.

Siç informojnë nga DPHM, pasdite gjatë mbrëmjes dhe nesër paradite në disa vende në pjesët lindore reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, mbi 35 litra për metër katror, ​​të përcjella me bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë kushte për stuhi.

Nga orët e mbrëmjes për shkak të ftohjes së motit në viset malore dhe disa vise më të larta në pjesët perëndimore reshjet do të jenë me dëborë dhe do të formohet sipërfaqe e borës.

Në rajonin e Shkupit gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Do të ketë reshje të kohëpaskohshme që do të jenë më të dendura gjatë natës dhe nesër gjatë paradites.