Priten reshje shiu në Maqedoni, mbi 25 l/m²!

Water flowing along the street curb during heavy rain. Close up of splashing raindrops and air bubbles.

Në vend sot do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25 l/m²), veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Në zonat malore reshjet do të jenë në formë bore. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/orë).

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu, sidomos në fund të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 14 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore. Si pasojë e depërtimit të ajrit më të ftohtë dhe erës së përforcuar veriore, të enjten reshjet do të kalojnë në borë në zonat më të larta dhe në disa vende edhe në ultësira. Në malet e pjesëve perëndimore do të formohet shtresë e re bore, ndërsa një shtresë më e vogël pritet edhe në disa zona më të ulëta.

Të premten pritet stabilizim i përkohshëm i motit, ndërsa gjatë fundjavës, veçanërisht të shtunën, sërish do të ketë reshje lokale shiu dhe bore, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Temperaturat do të jenë në rënie.