Prishtinë: Nusja rrah vjehrrën, ndërsa burri ndërhyn dhe e sulmon gruan

Një grua raportohet se e ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj, derisa ka ndërhyrë burri, i cili e ka rrahur bashkëshorten.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se e gjitha ka nisur me një mosmarrëveshje në familje, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, njoftohet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.