Prishtinë: Katër persona rrahen mes veti, secili bëhet për spital

Katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti pas një mosmarrëveshje në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku si pasojë secili nga ta ka pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK dhe gjenden nën përkujdesjen e policisë, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rrahja ka ndodhur mesditen e së enjtes, sipas raportit 24 orësh të policisë. /Klankosova.tv/