Komuna e Prishtinës sot ka marrë vendim për lëshimin e lejes së ndërtimit për Xhaminë Qendrore në kryeqytet.
E këtë lajm është i lumtur t’ua kumtojë besimtarëve myslimanë zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.
”I gëzohem këtij lajmi, për faktin se ndoshta edhe ju e keni vërejtur se nuk kanë pasur hapësira të mjaftueshme të kryejnë namazin sidomos namazin e xhumasë”, tha Sadriu për Klan Kosova.
Ai gjithashtu i falënderoi komunarët për angazhimin dhe bashkëpunimin rreth kësaj çështjeje.
Edhe ata që i frekuentojnë faltoret e kryeqytetit iu gëzuan këtij vendimi.




