Prishtina bëhet me “lumë” pas reshjeve të dendura të shiut

Reshje të dendura shiu kanë rënë sot në Prishtinë.

E ato kanë ndikuar edhe në përmbytjen e rrugëve nga uji, shkruan lajmi.net.

Kështu ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, teksa në videot e postuara në rrjete sociale shihet sasia e madhe e ujit që vështirëson qarkullimin e automjeteve.

Vërshime ka pasur edhe në rrugë tjera të kryeqytetit. /Lajmi.net/

VIDEO