Koronavirusi i ka prishur planet e maturantëve për festën e tyre më të rëndësishme, mbrëmjen e matures, shkruan gazetan LAJM. Jasir Demirit dhe Suad Tushës nga shkolla shkolla e mesme Arseni Jovkov në Shkup, i kanë dështuar të gjitha përgatitjet për mbrëmjen e maturës, që ishte caktuar për në fund të këtij muaji. Anulimi i kësaj feste i ka dëshpëruar edhe moshatarët e tyre.
Prishen planet e maturantëve për mbrëmjen e matures (VIDEO)
Prishen planet e maturantëve për mbrëmjen e matures (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Thursday, May 7, 2020
Profesori Faruk Avdiu, thotë se ka shumë reagime nga nxënësit për anulimin e mbrëmjes së maturës.
Megjithatë, ai sheh edhe anë pozitive nga anulimi i mbrëmjes së maturës.
Mbrëmja e maturës nuk do të mund të organizohet për shkak se është i pamundur distancimi social mes nxënësve, gjë që rrezikon përhapjen e koronavirusit. Përveç mbrëmjes së maturës, qeveria ka anuluar edhe testet për maturën shtetërore, për këtë vit./ Albion Memeti & Amir Idrizi – Gazeta LAJM