Milot Rashica ka debutuar mbrëmë me fanellën e Galatasaray.
Lojtari kosovar, Milot Rashica vendosi që gjatë kësaj merkatoje të bënte një lëvizje, duke kaluar nga Norwich te Galatasaray.
Mbrëmë, Rashica bëri debutimin e tij me skuadrën turke, përcjell lajmi.net. Kurse, sot, një ditë më vonë, Norwich ka bërë një njoftim.
Skuadra angleze ka njoftuar tek sot për largimin e Milot Rashicës drejt Stambollit.
“Norwich City mund të konfirmojë se Milot Rashica i është bashkuar Galatasaray në formë huazimi për një sezon”, thuhet në njoftim.
Rashica u largua nga Norwich pasi humbi pozitën e tij në skuadër, bënte të ditur trajneri i Norwich.



