Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër shtetasit L.Xh., 43 vjeç nga Gostivari, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”.
Ngjarja ka ndodhur më 25 dhjetor 2025 në oborrin e një shkolle fillore në rrethinën e Gostivarit, ku fillimisht është shënuar një prishje e rendit dhe qetësisë publike përmes një sherri mes të miturve, në të cilin ishte i përfshirë edhe djali i personit të denoncuar.
Pas këtij konflikti, i dyshuari ka ndërhyrë duke sulmuar fizikisht njërin nga të miturit, veprim ky që ka çuar në procedimin e tij të menjëhershëm nga organet e drejtësisë.





