“Prindërit të rritën me sakrifica”, fjalët prekëse të familjes së të riut që vdiq në Kroaci

Një tragjedi ka goditur familjen Salihaj nga fshati Jasiq i Ri, në komunën e Junikut.

Riza Xhelal Salihaj ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Kroaci, teksa po kthehej për në vendlindje.

Familjarët e tij, përmes një postimi në Facebook, bënë të ditur se i riu la pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë, ndërsa me zemër të thyer mbetën prindërit dhe gjithë ata që e njihnin, raporton Klankosova.tv.

Shefqet Salihaj, familjar i tashmë të ndjerit përmes fjalëve, tregoi se i riu në pamundësi për të ndërtuar jetën në vendlindje, u detyrua ta marrë rrugën e mërgimit, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.