Sot, në qytetet më të mëdha të vendit janë realizuar protesta, ku prindërit të organizuar shprehën pakënaqësinë ndaj reformave në arsim, me të cilat parashihet digjitalizimi i librave shkollor.
“Do të shkojmë në referendum të detyrueshëm, dhe jo konsultativ dhe do t’i shohim qëndrimet dhe mendimet e të gjithë qytetarëve”, thanë protestuesit në Shkup, raporton TV21.
Në Kërçovë, është alarmuar për mungesën e kushteve të familjeve për të siguruar aparaturë IT për fëmijët e tyre.
“A e di ministrja se sa është rroga minimale në shtet? A e di se sa kushton një aparaturë IT me performancë normale dhe çfarë me ata prindër që kanë nga dy ose më shumë fëmijë?”, pyetën protestuesit ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Kërkojnë t’i dinë psikologët dhe defektologët, të cilët sipas tyre, vendosën të “zëvendësojnë zhvillimin motorik të fëmijëve me aparaturë IT”./TV21