Prindërit i kërkojnë fëmijë, Gashi kërkon ‘Grammy’

Ky ishte viti më i suksesshëm i Gashit në karrierën e tij, artisti me prejardhje nga Kosova duket se i ka vënë vetës qëllime të reja.

Këngëtari pak më parë kishte publikuar një postim në Twitter ku thotë “Prindërit e mi thonë se i kam bërë krenarë, por tashmë duhet të martohesh dhe të bësh fëmijë… por unë nuk e kam fituar ende një “Grammy”. Dhe nuk kam linjë time të veshjeve. Nuk kam linjë të atleteve. Nuk kam luajtur ende në një film…më duhet t’i lansoj së paku 10 albume”

Ai ditë më parë përfundoi turneun muzikor ku koncertoi në vendet më të mëdha të Evropës.