Prindërit e Wanda Naras thuhet se janë të shqetësuar për marrëdhënien e saj me Mauro Icardin

Marrëdhënia e diskutueshme mes Wanda Naras dhe Mauro Icardit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Teksa dyshja ndodhen tashmë në Turqi, ku futbollisti po përgatitet për sezonin 2023-24 me Galatasaray, në media ndërkombëtare po qarkullojnë raportime se janë zbuluar bisedat mes prindërve të saj, në të cilat thuhet se Wanda kërcënohet dhe ka frikë prej tij.

Nora Colosimo dhe Andres Nara janë prindërit e Wandës, të cilët janë ndarë për më shumë se 10 vjet, por do të bënin gjithçka për mirëqenien e vajzës së tyre dhe donin ta ndihmonin dhe ta pengonin të udhëtonte në Turqi disa muaj më parë, kur Wanda dhe Icardi po shkonin drejt një krize të vështirë në çift.

Foto: Wanda Nara/Instagram

Gazetarja Yanina Latorre ka pasur akses në një bisedë mes prindërve të Wandës, e cila është zhvilluar përmes WhatsApp-it dhe ku shprehen se partnerja e Icardit kërcënohet prej tij, shkruan Marca.

“Wan kërcënohet, ajo e do, por edhe ka frikë prej tij. Ai i flet keq, e bind të udhëtojë, e bën të besojë se është gjëja më e mirë dhe pastaj ajo do të jetë vetëm atje dhe unë jam këtu dhe askush nga ne nuk e sheh e as nuk dëgjon se çfarë po ndodh, ai është më i miri si djalë i mirë, por si djalë i keq është shumë i keq”, thuhet në mesazhet e shkëmbyer mes prindërve të Wandas disa muaj më parë.

Foto: Wanda Nara/Instagram

Andres Nara, i pranishëm në forumin ku Latorre lexoi mesazhin, e konfirmoi këtë.

Latorre shpjegoi se ky mesazh u dha në kohën e tradhtisë së Mauros me China Suarez, kur Nora thirri ish-bashkëshortin e saj për të ndërmjetësuar për Wandën “dhe për ta bërë atë t’i jepte fund marrëdhënies pasi ajo e konsideronte atë një person toksik për vajzën e saj”.

Foto: Wanda Nara/Instagram

“Është shumë e vështirë, nuk e di nga e kanë marrë…”, tha i habitur Andres Nara, i cili pranoi që biseda ekzistonte, por edhe e bëri të qartë se do të bënte gjithçka për mirëqenien e vajzave të tij.

“Po, ka pasur shumë biseda, jam ofruar direkt dhe kemi bërë një bisedë, do të vrisja dhe do të vdisja për të gjitha vajzat e mia”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që Wanda dhe Icardi kanë patur një marrëdhënie të trazuar ndër vite, pasi dyshja janë ndarë e ribashkuar disa herë.