Prindërit e fëmijëve deri 10 vjeç edhe nga shtatori do të jenë të liruar nga puna

Të gjithë prindërit e fëmijëve deri në moshën 10 vjeç edhe pas fillimit të vitit shkollor do të jenë të liruar nga puna si më parë, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Vendimi i Qeverisë për lirimin nga puna të njërit prej prindërve të një fëmije deri në moshën 10 vjeç, do të zgjatet nga shtatori dhe do të zbatohet për ata prindër, fëmijët e të cilëve do të shkojnë në shkollë, sepse siç i sqarojnë nga MInistria e Arsimit dhe Shkencës për SAKAMDAKAZAM.MK, orët e mësimit do të shkurtohet.

“Orët në shkollat ​​fillore do të zgjasin 30 minuta. Ende nuk është parapa mësim me orar të plotë, duke marrë parasysh vendimin që prindërit të lirohen nga puna”, tha Ministria e Arsimit.

Fëmijët nga klasa e parë deri në të tretën që zgjedhin të shkojnë në shkollë, do të duhet të marrin ushqim nga shtëpia. Nëse ekziston mundësia që shkolla të sigurojë një vakt, Ministria sqaron se duhet të jetë një produkt i gatshëm i paketuar siç duhet, që plotëson standardet ushqyese të moshës së fëmijëve.

Për lirimin nga puna të njërit prej prindërve të fëmijëve deri në 10 vjeç, është diskutuar në seancën e djeshme të Qeverisë. Është sjellë vendim që të shihet mundësia që t’u sigurohet mbështetje financiare punëdhënësve të prindërve të cilët janë të liruar nga puna, përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor ose përmes një pakoje të re të masave ekonomike.

“Për më tepër, Qeveria udhëzoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës të marrin në konsideratë mundësitë e kryerjes së punës me kohë të pjesshme ose ndryshimit të punës për këtë kategori personash të cilët në këtë moment janë të liruar nga kryerja e punëve dhe pranisë fizike në vendin e punës”, tha Qeveria. /SHENJA/