Ky është Isaelo Xhemali nga Vlora.
Prindërit e tij biologjikë e hodhën në koshin e plehrave kur ishte ende foshnje.
Por, në momentet më të vështira të jetës së tij, fati e ndeshi me një zotëri nga komuniteti rom që i zgjati dorën duke e marrë në shtëpinë e tij.
Sot Isaelo është 12 vjeç, ai shkon në shkollë , mëson shumë dhe tregon se prindërit që e birësuan i do pafund.
Kur e mësoi se ishte I birësuar ai nuk e besoi, por më vonë e kuptoi rëndësinë e familjes që e rriti dhe është krenar për të.
Sado në kushte të vështira ekonomike Isaleo i di sakrificat e prindërve të tij dhe mundohet që cdo ditë duke mësuar t’jua shpërblejë.
Isaelo Xhemali: Më dukej e pabesueshme, por pastaj e besova. As i njoh as i kam parë ndonjëherë. Njoh vetëm këta që më kanë rritur. Këta mbeten familja ime.
Deri më sot, prindërit biologjikë nuk e kanë kërkuar, por Isaelo thotë se sërish do të zgjidhje të jetonte në këtë familje që e rriti, pavarësisht se nuk I përket këtij komuniteti
Ndërsa babai që e birësoi Leonard Xhemali rrëfen momentin kur e gjeti.
Leonard Xhemali: Aty te kazanët teksa mblidhja kanoçet e kam gjetur. Pandeha se ishte mace, kur e kam gjetur me erdhi keq dhe kam qarë. E mora dhe e solla këtu.
Familja Xhemali e përbërë prej tashmë 7 anëtarësh mbijeton duke gërmuar çdo ditë nëpër koshat e plehrave të Vlorës.
Edhe Isaelo angazhohet duke mbledhur shishe për të ndihmuar familjen, sapo mbaron mësimin apo në ditë pushimi./oranews