Princi Harry kishte një profil sekret në Instagram për të ndjekur Megan Markle

Djali i vogël i Princit Charles dhe Diana, i cili u martua me tre vite më parë meMeghan, hapi një llogari të fshehtë në Instagram, në mënyrë që të mund të ndiqte të dashurën e re, sipas librit “Gjetja e Lirisë”, shkruan B92, transmeton lajmi.net.

Harry përdori emrin e përdoruesit SpikeyMau5, i frymëzuar nga DJ Kanadez Deadmau5, para ngrirjes së llogarisë pasi marrëdhënia e tij me ish-yllin e Suits doli në Tetor 2016.

Profili privat në Instagram kishte një përkrenare në formë miu si foto profili por tërhoqi vëmendjen nga legjionet e fansave të Meghan kur ajo u bë vetëm një nga dy personat që e ndiqnin atë katër vjet më parë, pasi çifti bëri takimin e parë në Dean Street Townhouse në Soho.

Sipas miqve të Harry, deklaratat e të cilëve u cituan në biografi, Harry dhe Megan ranë në dashuri në shikim të parë.

Libri “Gjetja e Lirisë”, me autor Ornid Scooby dhe Carolyn Durand, u botua në “The Times” dhe “The Sunday Times”.

Libri zbulon gjithashtu se çifti u fejua fshehurazi dy muaj para se të informonte pjesën tjetër të botës për këtë, gjatë qëndrimit në Botsvana.